Suksesi juaj është motivimi ynë.
ILEC është zyrë me përvojë të gjatë dhe shërbime komplekse për qytetarët, bizneset dhe organizatat — kombëtare e ndërkombëtare. Integritet, ekspertizë dhe përkushtim për çdo klient.
Personeli i ILEC ka një përvojë të gjatë në ofrimin e shërbimeve të konsulencës ligjore dhe të emigracionit. Ekspertiza e mbi 26 viteve është nga asetet tona më të mëdha — dhe një standart që nuk negociohet.
Shërbime cilësore dhe me profesionalizëm janë baza e suksesit tonë. Disiplina strikte dhe normat e brendshme imponojnë një standart që përjetohet në çdo dosje.
Kënaqësia e klientit dhe suksesi afatgjatë janë qëllimi ynë kryesor. Integriteti i personelit është standart i panegociueshëm — më shumë se përfitimi, na intereson ndjesia e mirë dhe e sigurt që klienti merr nga puna jonë.
Puna e përkushtuar e personelit dhe politika e brendshme bëjnë të mundur arritjen e standardit jetik për klientin. Suksesi i klientit është motivimi ynë për të punuar me përkushtim drejt suksesit të përbashkët.
Koha është flori. Sa më shumë kohë na kalon, aq më shumë flori humbim. Shërbimet brenda kohës më të shkurtër të mundshme janë në politikën motivuese — dhe në mirëbesimin e ndërsjellë me klientët tanë.
Klientët tanë janë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, subjekte juridike shqiptarë dhe të huaj, biznese të vogla e të mëdha, si dhe individë.
Konsulencë ligjore për çështje korporative, kontrata komerciale dhe strategji biznesi.
Regjistrim, ndjekje, konsulencë dhe përfaqësim për bizneset në çdo fazë.
Aplikim, ndjekje dhe rinovim i lejes unike dhe lejes së qëndrimit në Shqipëri.
Legjislacioni dhe praktika e plotë e qëndrimit ligjor në Shqipëri.
Konsulencë e plotë për procedurat e fitimit dhe rifitimit të shtetësisë shqiptare.
Praktika emigracioni në vendet perëndimore me studio partnere ndërkombëtare.
Konsulencë për organizatat jofitimprurëse — regjistrim, statut, aktivitete.
Trajtim çështjesh të pronës — kontrata, regjistrime, mosmarrëveshje.
Procedurë familjare, divorc, kujdestari, trashëgimi dhe çështje të lidhura.
Tregu i punës dhe i ofrimit të shërbimeve të biznesit sot është një rrjet shumë interaktiv. Një praktikë e përhapur është ofrimi i mallrave dhe shërbimeve brenda tregut të përbashkët europian.
Çdo individ apo biznes i regjistruar në një prej vendeve të BE-së mund të lëvizë lirshëm shërbimet dhe mallrat në çdo vend anëtar — duke përfituar nga lehtësirat fiskale që ofron secili vend.
Në bashkëpunim me studio shumë të njohura, ILEC ofron mundësi reale punësimi dhe konsulence për personat që kërkojnë të punësohen dhe/ose emigrojnë në vendet perëndimore me lehtësira në punësim dhe emigrim.
Aksesi i drejtpërdrejtë në institucionet kryesore të drejtësisë në Shqipëri.
Konsultë pa pagesë në takimin e parë. Përgjigje brenda 24 orëve.
Rruga Stefë Curani Nr. 16, Tiranë
(ish Parku i Autobusëve), Shqipëri